Detajet pikante, Ilary pagoi 75 mijë euro një detektiv për të ndjekur Tottin

14 October 2022, 22:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detajet pikante, Ilary pagoi 75 mijë euro një detektiv për
Ilary pagoi 75 mijë euro një detektiv për të ndjekur Tottin

Është kthyer në një telenovelë çështja e ndarjes së Francesko Tottit me moderatoren e njohur italiane Ilary Blasi.

Sipas të dhënave më të fundit, një detektiv i quajtur Ezio Denti rrëfeu në “Settimanale Nuovo” se është paguar 75 mijë euro nga Ilary për të ndjekur kapitenin e Romës këmba këmbës deri sa të gjente prova se ai e tradhtonte.

Denti tregon se angazhimi i tij në këtë detyrë zgjati 3 muaj dhe ai përdori të gjitha mjetet e teknologjisë së lartë që kishte GPS, kamera, dronë, për të kapur mat Franceskon me të dashurën e re Noemi Bocchi.

Por ndërsa në atë kohë prezantuesja e ‘le Iene’ kërkonte prova, tashmë ish-futbollisti i kryeqytetasve ka dalë hapur me dashurinë e re duke bërë dhe postimet e para së bashku në rrjetet sociale.

Detajet pikante, Ilary pagoi 75 mijë euro një detektiv për


Video