"Babai më ndërroi jetë në duar për 5 minuta"/ Moderatorja shqiptare rrëfen momentin e vështirë

18 November 2022, 23:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Babai më ndërroi jetë në duar për 5 minuta"/
Qeqa Krelani

Moderatorja nga Kosova, Qeqa Krelani rrëfeu më shumë rreth jetës së saj private.

Krelani, ka kujtuar babain saj të ndjerë dhe shprehu ndjesitë e saj lidhur me largimin e tij nga jeta.

Mbështetja më e madhe për gazetaren ka qenë familjarët e saj. Madje ajo shprehet se inspirimi dhe idhulli i saj është motra e saj Flaka që është shumë kritike dhe detajiste për ta parë gjithmonë e më mirë. 

''Ka vuajtur shumë si person se i kanë vdekur motrat dhe vëllezërit shumë të rinj. Edhe prindërit, dhe ai ka vuajtur gjithmonë.

Jeta ka shumë padrejtësi dhe nuk e kuptoj. Babi vdiq shumë i ri nga një sulm në zemër dhe ka qenë e rëndë sepse ka vdekur në duart e mia. Unë kam qenë shumë e vogël.

Kam qenë 15, 16 vjeçare dhe ndaj nuk i besoj jetës sepse mendoj se gjithçka kryhet për 5 minuta sepse ai ndërroi jetë në duart e mia për 5 minuta.

Prandaj nuk i besoj jetës se njerëzit që i kam dashur më së shumti në jetë ose kanë ikur nga kjo jetë ose kanë ikur nga ky vend. Babi iku nga kjo jetë ndërsa Flaka nga ky vend.

Çdo 5 minuta mendoj se mund të ndryshojë diçka. Më vjen shumë keq që nuk ka jetuar për të shijuar suksesin tim suksesin e Flakës," tha Krelani në RTV Ora.


Video