Olsa Muhameti i bën ofertë Bora Zemanit që të rikthehet në 'Përputhen'

18 November 2022, 19:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Olsa Muhameti i bën ofertë Bora Zemanit që të rikthehet

Tashmë është fakt, Ori Nebiaj pranoi mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë dukë lënë në mes moderimin e “Përputhen”.

Tani pyetja që po “mundon” publikun është kush do të jetë prezantuesja që do të marrë në dorë frenat e moderimit të programit.

Me shumë gjasa do të jetë Bora Zemani.

Emisioni “Shqiperia live” ka hapur një sondazh në lidhje me këtë temë dhe më e pëlqyera e publikut rezulton Bora, e cila ka marrë 53% të votave, e pasuar nga Elona Duro me 17 %, Nevina Shtylla 16% dhe Elita Rudi 14 %. 

Burime për Vox News bëjnë të ditur se moderatorja ka marrë tashmë ofertën nga autorja Olsa Muhameti.

A do e dëgjojë Bora zërin e fansave që po kërkojnë rikthimin e saj, kjo mbetet për t''u parë.



Video