
Një postim ka ndezur rrjetin, duke pretenduar se një fanse nga Arabia Saudite ka paguar plot 1 milion dollarë për të bërë një fotografi me aktorin e njohur turk Burak Ozçivit.
Në mediat e huaja është përmendur emri i modeles Ainura Daudova, e cila ka pozuar me aktorin gjatë një eventi në Katar. Megjithatë, pretendimi për pagesën marramendëse prej 1 milion dollarësh është cilësuar si i pavërtetë.

Sipas raportimeve të mëparshme, lajmi për shumën rekord është mohuar dhe nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar që një pagesë e tillë të ketë ndodhur realisht.

Ainura Daudova e mohoi publikisht se ajo apo dikush tjetër kishte paguar 1 milion dollarë për një foto me Burak Ozçivit duke sqaruar se pretendimet e shpërndara në rrjetet sociale ishin të pavërteta.