Zyrtare/ Favorizoi Serbinë, aprovohet nisja e hetimeve ndaj komisionarit Oliver Várhelyi

20 January 2023, 12:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zyrtare/ Favorizoi Serbinë, aprovohet nisja e hetimeve ndaj komisionarit

Parlamenti Evropian zyrtarisht ka miratuar kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj Komisionerit Oliver Várhelyi rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar kërkesën e eurodeputëve për ta hetuar komisionerin për favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të organizates.

Sipas tyre “roli i Komisionit Evropian është që  të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë dhe jo ta bëjë të kundërtën”.

Grupi i socialistëve dhe demokratëve, në Parlamentin Evropian, i cili promovoi peticionin, tha se ishte “i alarmuar nga veprimet e komisionerit. 

Nder argumentat e tyre thuhet se komisioneri Várhelyi vazhdimisht relativizon sulmet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj demokracisë dhe mbështet veprimet separatiste të Milorad Dodik”.

Ky grup, i dyti për nga madhësia në Parlamentin Evropian, thotë se e kishte pranuar me kusht para tre vjetësh kandidaturën e komisionerit Várhelyi në këtë detyrë që ai të veprojë vetëm në interes të të gjithë BE-së dhe jo në interes të qeverisë së tij ne Budapesti.

Komisionieri i zgjerimit Varhelyi konsiderohet si njeriu i Orbanit në Bruksel dhe është kritikuar edhe më parë për sjellje miqësore dhe të butë ndaj autokratëve të Ballkanit, sidomos presidentit serb, Aleksander Vuçiç.


Video