Zgjedhjet në Spanjë, një parti ekstremiste drejt hyrjes në qeveri

23 July 2023, 17:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet në Spanjë, një parti ekstremiste drejt hyrjes në
Votimet në Spanjë

Ndërsa turistët shijuan plazhet me rërë të Barcelonës vendasit iu drejtuan kutive të votimit, në një proces zgjedhor që sipas sondazheve mund të sjellë fundin e pushtetit të socialistëve, kryeministrit Pedro Sanchez.

Sakaq, një parti e ekstremit të djathtë pritet të bëhet pjesë e një qeverie të re për herë të parë në 50 vjet.

Në qendrat e votimit të pajisur me ventilatorë për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë më lehtë, votuesit u përballën me të nxehtin për të hedhur votën e tyre, duke thënë se po kryenin detyrën e tyre qytetare.

Votimi zgjat deri ne orën 20:00 kur do të publikohen exitpoll-et. Rezultati përfundimtar pritet të vendoset me më pak se një milion vota dhe më pak se 10 vende në Parlamentin me 350 vende, thonë ekspertët. Sanchez kaloi vendin në zgjedhje të parakohshme pasi e majta pësoi një disfatë serioze në zgjedhjet lokale në maj.

Sondazhet tregojnë se këto zgjedhje ka të ngjarë të prodhojnë një fitore për Partinë Popullore të qendrës së djathtë të Alberto Nunez Feijoo, por për të formuar një qeveri do t’i duhet partneritet me Vox-ine ekstremit të djathtë – që kryesohet nga Santiago Abascal.


Video