Në Kosovë parashikohen rreshje shiu, breshër dhe shkarkesa të forta elektrike

23 July 2023, 16:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në Kosovë parashikohen rreshje shiu, breshër dhe shkarkesa
Foto ilustruese

Temperaturat pritet të pësojnë ulje deri në 29 gradë gjatë javës së ardhshme, mirëpo në Kosovë, parashikohen edhe stuhi shiu e vetëtima.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, temperaturat maksimale do të zbresin deri në 29 gradë celsius.

Për të Dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orët të pasdites pritet të depërtojë një front stacionar, i cili do të krijojë vranësira konvektive, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.

Moti i keq me rebesh shiu, breshër e vetëtima përfshiu ditët e fundit vendet si Kroacia, Sllovenia, Serbia dhe disa rajone të Italisë.


Video