Wagner ndalet 200 km nga Moska. Prigozhin: Të mos derdhim gjak rus. Roli i Lukashenkos: 24 orë tratativa

24 June 2023, 20:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Wagner ndalet 200 km nga Moska. Prigozhin: Të mos derdhim gjak rus. Roli i
Wagner ndalet 200 km nga Moska

Grupi Wagner ka ndaluar rebelimin ndaj Kremlinit.

Evgenij Prigozhin  ka shpërndarë një mesazh audio ku deklaron se ka dhënë urdhrin për marshimin pas për “të mos rrezikuar derdhjen e gjakut rus” si nga njëra anë tek tjera. Mercenarët e Wagner, saktëson ai, kishin arritur “200 kilometra nga Moska”, por tani po kthehen drejt jugut.

Evgenij Prigozhin ka pranuar propozimin e Alexandr Lukashenkos që të ndalojë mercenarët e Wagner dhe të ulë tensionet. Kështu ka deklaruar presidenti bjellorus siç referojnë agjencitë ruse Tass, Ria Novosti dhe Interfax. Është gjetur një “zgjidhje e pranueshme me garanci sigurie për luftëtarët e Wagner”. Negociata mes Lukashenkos dhe Prigozhin vazhduan gjatë gjithë ditës, shtoi zyra e shtypit e Presidencës ruse.

 


Video