'Vuçiç qenka genjështar kronik'/ Sveçla: Policia e Kosovës i mori vetëm bluzën djalit të tij!

29 June 2023, 13:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Vuçiç qenka genjështar kronik'/ Sveçla:

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar zhvillimet e djeshme për Vidovdan ku mori pjesë edhe djali i presidentit të Serbisë.

Sveçla tha se ai ka hyrë në Kosovë si qytetar i rëndomtë, por që më pas ka shfaqur parulla provokative. Ministri deklaroi se atij i është marrë bluza, përderisa presidentin e Serbisë e quajti gënjeshtar kronik.

“Për djalin e Vuçiçit, ai në Kosovë ka hyrë si qytetar i rëndomtë. Edhe sipas marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave deri tash për hyrjen e qytetarëve të rëndomtë nuk ka procedura të veçanta.

Ai u shfaq në Graçanicë me atë bluzë, dhe policia ka marrë vendim që ta ndalin dhe kontrollojnë vetura që janë sjellur në mënyrë të çuditshme.

Atij i është kërkuar, që është realizuar, heqja e bluzës me mesazh provokativ. Ata janë larguar për Serbi.

Ne e dijmë që Vuçiç ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviqit, por që është gënjeshtar kronik po na e dëshmon çdo ditë. Djali i tij nuk është ndalur tri herë, por vetëm një herë.”- tha Sveçla.

 


Video