Aleksis Tsipras do jap dorëheqjen nga SYRIZA!

29 June 2023, 12:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aleksis Tsipras do jap dorëheqjen nga SYRIZA!

Mediat greke, shkruajnë se kanë informacione se në orët në vijim, Aleksis Tsipras do të japë dorëheqjen nga SYRIZA.

Sipas informacioneve të Protothema Alexis Tsipras ka njoftuar në mbledhjen e Zyrës Ekzekutive se po dorëzon dorëheqjen nga drejtimi i partisë në mënyrë që partia të kalojë në një konferencë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Po ashtu thuhet se ai nuk do të kandidojë më për drejtimin e partisë.

Kujtohet se Alexis Tsipras ka deklaruar natën e zgjedhjeve të 25 qershorit, “Unë do të jem i pari që do të vendos veten në gjykimin e anëtarëve të partisë”.


Video