Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mbërritur në Kosovë dhe ka nisur vizitën e saj në mëngjes në Mitrovicë, me një xhiro në qendrën e parë multimediale dhe Akademinë Shpirtërore.
Brnabiç gjatë vizitës së saj do të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviçin, zona në të cilën banojnë shumë shtetas të komunitetit serb.
Një numër i madh i qytetarëve të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës kanë pritur kryeministren Ana Brnabiç duke brohoritur dhe duartrokitur
Brnabiç shoqërohet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç dhe drejtori i Zyrës për IT dhe Qeverisje, Mihailo Jovanoviç.