Vizita e Melonit në Kiev, hakerat prorusë sulm kibernetik ndaj bankave dhe institucioneve në Itali

23 February 2023, 07:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vizita e Melonit në Kiev, hakerat prorusë sulm kibernetik ndaj bankave

Institucionet italiane janë prekur nga një sulm kibernetik ditën e djeshme, çka shkaktoi dëme të mëdha në kompani, institucione, përfshirë ministritë dhe bankat.

Sulmi, i cili deri tani ka shkaktuar dëme të rikuperueshme, vjen nga filorusët, grupi i hakerave që njihen edhe si NoName057, si përgjigje ndaj vizitës të kryeministres Giorgia Meloni në Ukrainë.

Sulmi ishte i tipit DDos. Efektet u panë që prej ditës së djeshme. Kolektivi citoi se u prekën sistemet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Brendshme, Karabinierëve, Bankës Bper, grupit A2a dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndër domenet e synuara do të ishin edhe ato të portalit të kartave të identitetit, ai i Ministrisë së Bujqësisë dhe ai i grupit Tim. Burimet hetimore italiane konfirmuan sulmin edhe nëse, nënvizuan ata, sistemet e mbrojtjes së kompanive dhe institucioneve arritën të zbusin pasojat e veprimit deri në atë pikë sa shumica e vendeve ende mund të arrihen.

“Sot ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë magjepsës nëpër Italinë Rusofobike”, tha grupi, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në profilet e tij në Telegram. Sulm që lidhej shprehimisht me vizitën e kryeministres italiane Giorgia Meloni në Kiev. "Italia do t'i sigurojë Ukrainës një paketë të gjashtë të ndihmës ushtarake, e cila do të përfshijë tre lloje të sistemeve të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë sistemet antitank SAMP-T", shkruan hakerët.
Ndërsa autoritetet u shprehën se po ndjekin ngjarjen.

"Ne po analizojmë sulmin, po ndjekim ngjarjet", thanë burime të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. "Acn po merret me atë që po ndodh - shtuan ata. Shumë shërbime u rivendosën menjëherë. U dha një alarm" dhe sistemi i sigurisë "në përgjithësi reagoi shumë mirë".

Nga pikëpamja teknike, shtuan ata, ishte "sulm i drejtpërdrejtë ndaj aplikacioneve, pra më kompleks. Rreth dhjetë subjekte publike dhe private” janë prekur.


Video