Vizatoi shokët e klasës të masakruar me armë zjarri, arrestohet nxënësi në Serbi

8 May 2023, 12:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vizatoi shokët e klasës të masakruar me armë zjarri,
Foto ilustruese

Një nxënës në Serbi është arrestuar për nëj vizatim që ka bërë. 

Kurrir shkruan se nxënësi kishte bërë një vizatim të klasës me shokët e tij të vrarë dhe një tjetër person në këmbë që mbante një armë zjarri. 

Këtë vizatim e kishte shpërndarë në grupet e klasës së tij. Kjo ka alarmuar prindërit në Serbi, të cilët kanë njoftuar autoritetet e shkollës dhe policinë.

Të riut i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike në Kikindë.


Video