VIDEO: Ukrainasit e evakuuojnë ushtarin e plagosur duke ia dërguar një biçikletë me dron

2 Gusht 2025, 15:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pak ditë më parë, trupat ushtarake amerikane të stacionuara në Gjermani publikuan një video që i la ndjekësit në rrjetet sociale disi të çuditur.

Në video shfaqej një dron i vogël "FPS", duke hedhur një granatë dore. Por ajo që i habiti njerëzit ishte pyetja në dukje naive e forcave amerikane: "A keni parë ndonjëherë granatë të hidhet nga një dron?"...

Të shumta ishin komentet që i vinin në dukje se kjo nuk ishte një risi, në fakt ka më shumë se tre vjet tashmë që dronët janë kthyer në armën kryesore të fushëbetejës në Ukrainë. Jo vetëm granata, dronët janë përdorur për të hedhur edhe flakë duke i vënë zjarrin trasheve të armikut apo edhe si mënyrë komunikimi dhe mbikëqyrjeje.

Një rast i fundit është ai i evakuimit të një ushtari ukrainas, i plagosur në fushën e betejës dhe i rrethuar nga rusët. Ukrainasit nga qendra e komandës e pyetën atë përmes radiomarrësit nëse ishte i aftë të ngiste një biçikletë. Pasi ai u përgjigj se mundej, një dron i dërgon atij një biçikletë elektrike dhe më pas ai shihet duke u evakuuar drejt zonës së sigurtë.

Biçikleta kishte një peshë rreth 40 kilogramë, çka ishte mbi limitin e dronit të përdorur për ta transportuar, megjithatë ukrainasit vendosën ta tentojnë, dhe ia arritën.


Video