VIDEO/ E frikshme në Brazil, grabitësit rrëmbejnë drejtorin e bankës dhe i lidhin brezin e bombave në trup

29 April 2023, 17:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ E frikshme në Brazil, grabitësit rrëmbejnë drejtorin
Brazil

Në videon e mëposhtme është momenti i tmerrshëm kur një menaxher banke qetësohet nga një oficer policie pasi anëtarët e një bande të armatosur e rrëmbyen nga shtëpia e tij dhe i lidhën një bombë në gjoks, në një tentativë grabitje të dështuar në shtetin brazilian juglindor të Minas Gerais.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje kur katër burra hynë në shtëpinë e drejtuesit të Bankës Bradesco, në komunën e Sobrália dhe e mbajtën peng deri të premten në mëngjes, ka thënë policia ushtarake.

Grabitësit e kanë çuar me forcë menaxherin në degën e bankës, ku kanë mundur të nënshtrojnë dhe një tjetër drejtuese, një pastruese dhe dy roje. Për të mos rënë në sy, grabitësit e udhëzuan pastruesen të fshinte pjesën e përparme të ndërtesës.

Mirëpo, gruaja u arratis dhe gjatë rrugës u përballë me një të afërmin e saj të cilit i tregoi për ngjarjen. Ata njoftuan Policinë dhe gjatë negociatave, dy të dyshuarit pranuan të lironin pengjet.

Anëtarët e Skuadrës së Bombave evakuuan bankën dhe shpërthyen bombën. Fatmirësisht, lënda plasëse është hequr dhe nga trupi i drejtorit të bankës dhe gjithë operacioni ka përfunduar pa asnjë të lënduar.


Video