Vdekja e dyshimtë e 1-vjeçarit në çerdhe, arrestohen gjashtë gra

5 January 2023, 22:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdekja e dyshimtë e 1-vjeçarit në çerdhe, arrestohen
Ilustrim

Gjashtë gra janë arrestuar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të një djali një vjeçar në një çerdhe në Dudley të Britanisë së Madhe.

Ngjarja e rëndë u shënua në 9 Dhjetor të 2022-it dhe policia nisi menjëherë hetimet për vdekjen e vogëlushit.

Çerdhja u mbyll në 14 Dhjetor dhe tre gra, punonjëse në këtë ambient u arrestuan me dyshimin e fortë për vrasje nga pakujdesia. Në mungesë të provave, ato u liruan më vonë me kusht.

Express & Star shkruan se dje janë arrestuar dhe 3 gra të tjera për rastin, të dyshuara për vrasjen e të miturit.

Një zëdhënës i autoriteteve policore u shpreh se nuk do të komunikohen detaje mbi ngjarjen e rëndë pasi hetimet nuk janë mbyllur, megjithatë kanë nisur një sërë procedurash për t’u siguruar që fëmijët e tjerë të ndodhur në këtë çerdhe nuk rrezikohen në asnjë lloj mënyre.


Video