Terror në Bruksel, 3 të plagosur nga sulmi me thikë pranë selisë së Komisionit Europian

30 January 2023, 23:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Terror në Bruksel, 3 të plagosur nga sulmi me thikë pranë
Autori i sulmit

Tre të plagosur, kanë mbetur mbrëmjen e sotme nga një sulm më thikë, pranë selisë Komisionit Europian në Bruksel, në një stacion metroje.

Sipas mediave të huaja autori i sulmit ishtë një 30 vjecar. Ai është arrestuar nga autoritetet Belge.

Gjithashtu mediat kanë bërë me dije se një prej tre të plagosurve është në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, ka reaguar edhe Zyra e Prokurorit Publik të Brukselit, ku ka thënë se nuk kanë asnje informacion nëse bëhet fjalë për akte terrorizmi.

Kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close vlerësoi reagimin e shërbimeve të urgjencës në Tëitter për “arrestimin e shpejtë të autorit”.

Autoritetet dhe ambulanca, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe po punohet mbi zbardhjen e saj. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet që e cuan autorin drejt këtij sulmi.


Video