“SHBA nuk e kanë premtuar kurrë armëpushimin për Libanin”, Trump vendos JD Vance si udhëheqës të ekipit negociator

8 Prill 2026, 22:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
JD Vance dhe Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po dërgon ekipin e tij të negociatave për Iranin, i udhëhequr nga Zëvendës-Presidenti JD Vance, në Pakistan, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, të mërkurën, duke shtuar se raundi i parë i bisedimeve do të zhvillohet të shtunën.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ishin gjithashtu pjesë e ekipit, tha Leavitt për gazetarët.

Leavitt theksoi se Vance ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe kyç për çështjen e Iranit që nga fillimi, dhe shtoi se kanë pasur biseda midis niveleve të larta të qeverisë amerikane dhe Kinës.

Sakaq, Vance ka deklaruar pak më parë se “SHBA nuk kanë premtuar kurrë të përfshijë Libanin në armëpushim”, edhe pse iranianët mund të kenë pasur këtë përshtypje.

Nëse iranianët duan që negociatat të dështojnë për shkak të Libanit, “është zgjedhja e tyre”, shtoi ai, duke vënë në dukje se do të ishte “budallallëk”.

Vance përgjigjet gjithashtu për një pyetje mbi Gjirin e Hormuzit, duke thënë se ka shenja që ai po fillon të rihapet.

Zyrtarët iranianë kanë kundërshtuar këtë, duke thënë se gjiri mbetet i mbyllur.

Më herët, Irani paralajmëroi se anijet që kalojnë nëpër Gjirin e Hormuzit pa leje do të “targetohen dhe shkatërrohen”.


Video