Rusët sulmojnë Odessa-n, bombardimet shkatërrojnë gjithë infrasktrukturën publike

19 April 2023, 09:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusët sulmojnë Odessa-n, bombardimet shkatërrojnë

Forcat ruse kanë nisur një sulm me dron gjatë natës në rajonin Odessa të Ukrainës jugore, duke synuar infrastrukturën e paidentifikuar.

Yuri Kruk shefi i administratës ushtarake të qarkut të Odessa tha se falë punës së mbrojtjes ukrainase, pjesa më e madhe e sulmeve u asgjësuan por fatkeqësisht pati shkatërrime të infrastrukturës publike. 

"Armiku ka kryer një sulm me dronë të tipit Shahid-136 në Odessa. Në sajë të punës së forcave tona të mbrojtjes pjesa më e madhe e tij u shkatërrua por fatkeqësisht u prek infrastruktura publike”. Një zjarr ka rënë në zonën e prekur. Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar apo viktima"- u shpreh ai. 


Video