Po eksploronte Malet e Sharrit, aksidentohet diplomati i ambasadës britanike

2 January 2023, 20:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po eksploronte Malet e Sharrit, aksidentohet diplomati i ambasadës
Malet e Sharrit

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka konfirmuar se një anëtar i stafit të saj është përfshirë në një aksident ditën e sotme teksa ka qenë duke eksploruar malet e Sharrit..

Në njoftimin e publikuar nga ambasada britanike në Kosovë bëhet me dije se anëtari i stafit tashmë po merrte trajtim mjekësor në spital dhe gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Ai aktualisht është në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


Video