Pas 3 shekujve histori, gazeta më e vjetër në botë sot del për herë të fundit në letër!

30 June 2023, 16:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas 3 shekujve histori, gazeta më e vjetër në botë sot del
Në foto: Gazeta 'Wiener Zeitung'

Të enjten në mbrëmje, makinat e printimit u ndezën për herë të fundit për 'Wiener Zeitung' në shtypshkronjën Herold në lagjen 3 të Vjenës.

Gazeta më e vjetër e përditshme në botë ka dalë sot në treg për herë të fundit. Në të ardhmen do të vazhdojë si media online.

Mediat austriake shkruajnë se gazeta “Wiener Zeitung” u botua për herë të fundit si e përditshme e shtypur në letër, të premten.

Ajo u shfaq për herë të parë në treg më 8 gusht 1703 dhe ishte kështu  gazeta më e vjetër e përditshme letër në botë.

Në të ardhmen, gazeta do të drejtohet kryesisht si një medium në internet, me stafin editorial që do të zvogëlohet ndjeshëm në rreth 20 persona./Wiener Zeitung


Video