Shkalla elektrike në aeroport i këput këmbën pasagjeres (Kujdes! Pamje shqetësuese)

29 June 2023, 20:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkalla elektrike në aeroport i këput këmbën pasagjeres
Shkalla elektrike në aeroport i këput këmbën pasagjeres

Terminali 2 i aeroportit të Bangkokut në Tajlandë është përfshirë nga kaosi, teksa një turiste femër ka humbur një prej gjymtyrëve të saj për shkak të shkallës elektrike.

Mjekët e aeroportit u detyruan të amputojnë këmbën e saj, pasi konstatuan që kishte ngecur në shkallën elektrike.

Pasagjerja 57-vjeçare tajlandez raportohet se do të fluturonte nga aeroporti Don Mueang për në provincën jugore Nakhon Si Thammarat këtë mëngjes.

Shkalla elektrike në aeroport i këput këmbën pasagjeres

Por në një aksident të frikshëm, ajo u ndal mbi valixhen e saj rozë para se këmba e saj e majtë të tërhiqej zvarrë nga shina.

Kalimtarët e tmerruar u përpoqën të shtypnin çelësin e urgjencës për të ndalur shkallën elektrike, teksa makineria vazhdonte të çante muskujt, tendinën dhe kockën e këmbës së saj.

Shkalla elektrike në aeroport i këput këmbën pasagjeres

Ekipit mjekësor përfundimisht iu desh t’i presë këmbën e majtë deri sipër gjurit, sipas zyrtarëve të aeroportit. Më pas ajo u dërgua në spitalin Bhumibol Adulyadej në kryeqytet për trajtim urgjent.

Shkalla elektrike në aeroport i këput këmbën pasagjeres



Video