Osmani: Urime qytetarëve të Shqipërisë për hapjen e kapitujve të fundit drejt BE-së, Kosova feston bashkë me ju

17 Nëntor 2025, 18:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur sot urimet e saj për hapin e rëndësishëm të hedhur nga Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, hapjen e kapitujve të fundit të negociatave.

Përmes një mesazhi drejtuar homologut Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe qytetarëve të Shqipërisë, Osmani thotë se ky është një hap historik për vendin.

Mesazhi i Osmanit:

Urime Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe qytetarëve të Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në, një hap historik që dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian.

Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së.


Video