Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 229-të, ndërsa konflikti është në një pikë kthese.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së hodhi poshtë kërkesën e Rusisë për një votim të fshehtë mbi mocionin që dënon aneksimin e territoreve të okupuara ukrainase.
Kërkesa ruse u refuzua me 100 vota kundër, 14 pro dhe 38 abstenime. Ambasadorja britanike në OKB Barbara Ëoodëard foli shumë ashpër: "Kufijtë nuk mund të ricaktohen me forcë"
Ndërkohë Samiti virtual i G7 për Ukrainën do të mbahet sot në orën 14:0, ku do të marrë pjesë edhe lideri ukrainas Volodymyr Zelensky.
Pas shkatërrimit të urës që lidh Krimenë me Rusinë, forca ruse goditën disa qytete ruse me raketa, duke shkatërruar infrastrukturën civile.
Presidenti Zelensky i kërkoi Europës përgjigje të ashpër. Nga ana tjetër presidenti i Bjellorusisë Lukashenko njoftoi se trupat e Misnk do të formojnë njësi të përbashkëta me ato të Moskës duke bërë që konflikti, të zgjerohet.