Çmimi Nobel në ekonomi u jepet treshes së ekonomistëve, punuan për përballimin e krizave financiare

10 October 2022, 12:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çmimi Nobel në ekonomi u jepet treshes së ekonomistëve,
Ben Bernanke

Ish-kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig u nderuan të hënën me çmimin Nobel në ekonomi për punën e tyre mbi bankat dhe krizat financiare.

Grupi u njoh nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave për punën e tyre në fillim të viteve 1980, për të cilën instituti tha se, siguroi bazën për të kuptuarit tonë modern se përse nevojiten bankat, dobësitë e tyre kryesore dhe se si kolapsi i tyre mund të nxisë shkrirjet financiare.

Bernanke, i cili drejtoi bankën qendrore të SHBA gjatë krizës financiare të vitit 2008, mori çmimin për kërkimin e tij mbi Depresionin e Madh.

Puna e tij tregoi se rrjedhjet bankare ishin një arsye vendimtare që kriza u bë kaq e rëndë dhe e rrënjosur.


Video