Momenti i veçantë nga zgjedhjet në Turqi: Çifti i sapomartuar shkon për të votuar

28 May 2023, 17:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti i veçantë nga zgjedhjet në Turqi: Çifti i
Çifti Irem dhe Orhan Veli Akyuz

Turqia voton sot, në raundin e dytë të balotazhit për zgjedhjet presidenciale.

Pasi kanë votuar, dy kandidatët, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidati i koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në votime.

Në Konyaalt të Antalias, komisionerët u habitën kur panë një çift të sapomartuar t’i drejtoheshin qendrës së votimit.

Çifti Irem dhe Orhan Veli Akyuz kishin caktuar datën 14 për ceremoninë e tyre martesore. Por, kur u shpall pikërisht kjo datë, si raundi i parë i zgjedhjeve në vend, ata e shtynë dasmën në 28 maj. Rastësia deshi që sërish, në datën që caktuan për kurorëzimin, të kishte zgjedhje në vend. Tashmë të vendosur, ata zgjodhën t’i bëjnë të dyja në një ditë. Në fillim dasmën dhe e më pas votimin.

E veshur me fustanin e bardhë, Irem hyri në dhomën e fshehtë për të bërë zgjedhjen për presidentin e ardhshëm të vendit.

“Jam shumë e lumtur. Qoftë fat për ne”, tha ajo.

“Ne e shtymë ceremoninë sepse përkoi me zgjedhjet e para. Pas votimit do shkojmë në sallë për dasmën. Fat i mirë vendit tonë. Ne kemi bërë detyrën tonë qytetare”, tha Orhan për mediat.


Video