Mbyllet votimi në Greqi, dalin Exit Poll-et e para: Udhëheq partia e Mitsotakis me 11% para SYRIZA-s së Tsipras

21 May 2023, 18:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet votimi në Greqi, dalin Exit Poll-et e para: Udhëheq partia e
Exit poll

Kanë dalë rezultatet e para tyë "exit poll-eve" pas përfundimit të procesit të votimit në Greqi, ku qytetarët do të vendosin mbi qeverinë e re.

Sipas exit poll-it të përbashkët, Demokracia e Re  e kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis pritet të marrë nga 36% deri në 40%. Ndërsa SYRIZA e Tsipras po lëviz në nivele shumë më të ulëta nga 25% në 29%.

PASOK/ Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%

Demokracia e Re - 36.00%-40.00% - 121 deputetë

SYRIZA - 25.00-29.00% - 86 deputetë

PASOK- 9.5-12.00% -35 deputetë

KKE - 6.00-8.00% - 22 deputetë

Elliniki Lisi Zgjidhja Greke - 3.5-5.5% - 15 deputetë

Mera 25 - 2.5% - 4.5% - 11 deputetë

Plevsi Eleftherias Zoi Konstantopoulou - 2-3% - 10 deputetë

Menjëherë pas shpalljes së exit poll-eve, drejtues të Demokracisë së Re u shprehën: “Jemi në pritje të rezultateve zyrtare”.

Atëherë nëse partia qeverisëse Demokracia e Re nuk bën koalicion, mund të ketë një qeveri SYRIZA-PASOK-MERA25 ose dhe me KKE.

Sakaq Greqia ka shumë gjasa të drejtohet në një raund të dytë zgjedhor pak javë më pas.


Video