Kur do e njohë Ukraina, Kosovën? Ambasadori ukrainas në Shqipëri: Një vendim politik që ka nevojë për pak kohë

7 December 2022, 19:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kur do e njohë Ukraina, Kosovën? Ambasadori ukrainas në
Volodymyr Shkurov

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka vlerësuar pozitivisht samitin e mbajtur ditën e djeshmë në Tiranë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku sipas tij, temë kryesore ishte dhe lufta në Ukrainë.

Gjatë një interviste për emisionin “Zona Zero” në “Top News”, ai deklaroi se ka disa ndryshime pro evropiane të Serbisë, pavarësisht mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

I pyetur se kur Ukraina do e njohë Kosovën si shtet të pavarur, Shkurov tha se ky është një vendim politik që do kohë të merret.

"Ne e dime dhe pozicionin që ka Kosova.  Kosova ka dhënë ndihmë humanitare. Në Ukrain ka mendime të mira për Kosovën. Nje vendim politik ka kohë për t'u marrë sepse sot janë përkushtuar në zgjidhjen e luftës dhe dhënien fund të saj. Vendimi politik ka nevojë për pak kohë, por unë kam mendim pozitiv. Ukraina është e kushtëzuar dhe do çlirimin e saj.“ -tha Shkurov.

Diplomati ukrainas tha më tej se Ukraina ka sot nevojë për gjeneratorë dhe për pajisje për t’u ngrohur dhe për këtë kanë bërë kërkesa zyrtare.


Video