FOTO+18/ Qëllohet me thikë kryetari i partisë opozitare turke, tentohet t'i pritet fyti

7 December 2022, 16:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO+18/ Qëllohet me thikë kryetari i partisë opozitare turke,
Öztürk Yılmaz

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Turqi. Një person ka goditur me thikë Öztürk Yilmaz, kryetar i Partisë së Inovacionit dhe deputet i Ardahanit. 

Sulmi ka ndodhur në zyrën e Öztürk Yilmaz, ku agresori kishte shkuar për ta takuar. Mësohet se në momentin kur ai e ka pyetur se çfarë dëshironte të pinte, agresori e ka goditur tre herë me thikë.

Mediat turke raportojnë se agresori kishte si qëllim t'i priste fytin, por nuk ka arritur dot të vepronte gjatë përleshjes. Öztürk Yilmaz ka humbur shumë gjak dhe u dërgua menjëherë në një spital privat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes u largua menjëherë.



Video