Kryeministri spanjoll rezulton pozitiv me Covid, sapo u kthye nga Asambleja e OKB

25 September 2022, 14:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri spanjoll rezulton pozitiv me Covid, sapo u kthye nga Asambleja e
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai ka shtyrë përkohësisht angazhimet e tij të planifikuara, disa ditë pasi mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

“Këtë mëngjes dola pozitiv për Covid-19”, ka shkruar ai në Twitter, duke sqaruar se nuk do të marrë pjesë në “Festivalin e Trëndafilit” të Partisë Socialiste të Katalonjës (PSC) që do të mbahet në Gava, pranë Barcelonës.

“Do të vazhdoj të punoj duke marrë masat maksimale”, shtoi ai.

Sanchez u kthye në Spanjë dy ditë më parë. Në Nju Jork, ai mori pjesë në shumë ngjarje dhe u takua me shumë krerë shtetesh, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të 77-të.


Video