Jo vetëm Ukraina, ja cila shtete preken nëse Rusia përdor armët bërthamore

24 September 2022, 23:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jo vetëm Ukraina, ja cila shtete preken nëse Rusia përdor
Ilustrim

“Në rast të një sulmi bërthamor të Rusisë ndaj Ukrainës, do të vuajnë edhe vendet e rajonit të Detit të Zi dhe jo vetëm”.

Kështu deklaroi përfaqësuesi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Vadim Skibitsky në një intervistë për ITV News.

Sipas tij, përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në luftën kundër Ukrainës është i mundur. Ai tha se Kremlini kështu mund të përpiqet të ndalojë avancimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe të shkatërrojë shtetin ukrainas.

“Ky është një kërcënim për vendet e tjera. Shpërthimi i armëve bërthamore do të prekë jo vetëm Ukrainën, por edhe rajonin e Detit të Zi. Ne kujtojmë historinë e Çernobilit. Ka mundësi që të kemi një tjetër katastrofë në territorin tonë, në Evropën Lindore”, tha ai.

Skibitsky detajoi gjithashtu se pasojat e përdorimit të armëve bërthamore mund të prekin veçanërisht Poloninë, Turqinë dhe Bullgarinë.


Video