Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane!

1 August 2025, 12:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane!
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës në deyrë, Albin Kurti, njoftoi këtë të premte heqjen e taksës 10% për mallrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti deklaroi se ky vendim hyn në fuqi mejëherë dhe do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, deklaroi Kurti në hapje të mbledhjes së Qeverisë.

Më herët, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kishte kërkuar me 10 prill që kjo tarifë prej 10% të largohet, vendim i cili u mor sot.


Video