Përdhunimi në grup i 15-vjeçarit në Greqi, arratiset shqiptari që dyshohet se është i përfshirë

28 December 2022, 09:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përdhunimi në grup i 15-vjeçarit në Greqi, arratiset

Detajet që kanë dalë në dritë për studentin 15-vjeçar të përdhunuar në grup në Ilion nga bashkëmoshatarët e tij janë shokuese dhe rrëqethëse.

Siç ka raportuar ai pranë autoriteteve, përballë përdhunimit të tij sistematik ndodheshin fëmijë të tjerë që nuk morën pjesë në aktin e dhunshëm.

Vetë 15-vjeçari ka folur për katër vajza. Përveç përdhunimit që pësoi 15-vjeçari, ai ishte ngacmuar dhe poshtëruar, ku të akuzuarit pretendonin se e kishin bërë “për qejf”.

Dëshmitë u regjistruan nga të pandehurit në video të cilat më pas u zbuluan në shkollë, raportojnë mediat greke.

Deri më tani, pesë nga tetë të rinjtë janë arrestuar, ndërsa i gjashti është liruar pasi është nën moshën 15-vjeçare. Pritet që për të miturin e paraqitur vullnetarisht në polici të lëshohet një urdhër-arresti ndërsa rezulton u zhdukur një 15 vjeçar shqiptar.

“Protothema” raporton se shqiptari dyshohet se ka pasur idenë që të rinjtë po regjistrojnë aktet  dhe sipas informacioneve është arratisur jashtë Greqisë. Policët po shqyrtojnë edhe rolin e katër vajzave. Në dëshminë e tij, 15-vjeçari është shprehur se tre vajzat 15-vjeçare dhe 14-vjeçarja nuk kanë pasur ndonjë rol të caktuar.

Për këtë arsye ata pritet të hetohen pasi nuk duket se kanë bërë asgjë për të parandaluar aksionin e të rinjve. Në të njëjtën kohë, autoritetet pasi kanë analizuar dy videot që kanë në duar. Sipas avokatit të njërit prej të pandehurve, në një video dëgjohen dy fraza të cilat i referohen zënkave që grupi ka pasur në të kaluarën.


Video