"I kam parë dhe herë të tjera"/ Flet drejtori i shkollës ku mësuesi puthi nxënësen: Vajza është e shkëlqyer, nesër ka ditëlindjen

13 June 2023, 17:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"I kam parë dhe herë të tjera"/ Flet drejtori i
Valentin Selmanaj

Opinioni në Kosovë u shokua ditën e djeshme, pas publikimit të një video, ku një mësues i Edukimit Fizik, Valentin Selmanaj shfaqej duke puthur një nxënëse të mitur në buzë, shtetasja me iniciale E.M. vetëm 12-vjeçe

Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku ka ndodhur ngjarja, ka folur ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE”. Ai tregoi se vidoen ia kanë dërguar prindërit, dhe menjëherë ai është ballafaquar me mësuesin.

Drejtori tregon se nxënësi i cili kishte filmuar pamjet ka treguar se i kishte parë dhe herë të tjera dhe bëri videon për ta vërtetuar pasi, nuk do ta besonte njeri. Më tej, ai tha se 12 vjeçarja, njihet si një vajzë e mirë dhe me rezultate të shkëlqyera në mësime.

"Ne ishim në një eskursion vetëm mësuesit, 30 veta në Shëngjin. Pushim gjatë fundjavës, pa nxënës. Informacionin e kam marrë në mesnatën e së dielës. Ma dërgoi një prind që më tha shiko çfarë bëhet në institucionin që drejtonit ju. Mësuesi ishte me ne. Unë bashkë me një kolege e pamë videon disa herë. Nuk dallohej shumë sepse ishte video amatore. Në mëngjes, e kam takuar mësuesin. Dhe fillimisht ai e ka mohuar edhe pse u shfaq i shqetësuar. Unë e kam pezulluar mësuesin. Kam bërë një telefonatë me policinë për ta verifikuar. Video rezultoi se ka përpmbajtje të veprës penale. Mësuesi është shfaqur i shqetësuar dhe kjo tregon se ka diçka. Video është regjistruar në shkollë, në klasën e Edukimit fizik. Nxënësi nuk e ka treguar fillimisht, ka kaluar dorë më dorë, pastaj është bërë publike. Kam 10 vite drejtor. Nuk kam pasur asnjë informacion nëse ky person ka elementë të tilla abuzive. Nxënësi që e kishte filmuar tha se e kam xhiruar pasi e dija se po të tregoja nuk do më besonte asnjeri. Ai tha se i kam parë dhe më parë. Doja ta vërtetoja më tha.

Ai është kthyer nga Shëngjini me ne për në Kosovë. I kam thënë se mund të arrestohet qoftë në kufi, qoftë në Kosovë. I thashë që vepra që ka kryer është vepër penale. Ai nuk ka folur fare. Ai është arrestuar pasi ka shkuar në shtëpi. Me vajzën nuk kam folur. Prindërit i kisha sot këtu. Ka një traumë. Shpresoj që nesër të rikthehet në shkollë pasi ka dhe ditëlidnjen nesër. Është një vajzë e shkëlqyer, ndër më të mirat me rezultatet e saj. Rasti është i rëndë për familjen. Shpresoj që me ndihmën e bashkëmoshatarëve ta kalojë"- tregoi drejtori.


Video