SKANDALI/ Ky është mësuesi shqiptar që u kap duke puthur nxënësen 12-vjeçe (Video)

13 June 2023, 10:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDALI/ Ky është mësuesi shqiptar që u kap duke puthur
Në foto: Valentin Selmanaj mësues i edukimit fizik

Detaje të reja nga skandali që ka ndodhur javën e kaluar në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan të Kosovës.

Valentin Selmanaj mësues i edukimit fizik ka puthur një nxënëse në klasën e shtatë, nxënësja e tij me iniciale E.M është vetëm 12-vjeçe.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se mësuesi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Si dhe ndaj tij, prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, “i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit”, ka thënë Nikqi.

Pamjet janë regjistruar nga një nxënës i shkollës i cili ka denoncuar edhe rastin në polici.

Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.



Video