Ambasadorët e QUINT-it bojkotojnë festën e Kurtit dhe Osmanit për Ditën e Çlirimit

12 June 2023, 23:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadorët e QUINT-it bojkotojnë festën e Kurtit dhe Osmanit
Ambasadorët e QUINT-it bojkotojnë festën e Kurtit dhe Osmanit për Ditën e Çlirimit

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it duket se e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit.

Klan Kosova raporton se në ceremoninë e organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk janë parë, as krerët e opozitës.

Sipas të njëjtave burime, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë parë vetëm ambasadorët e Zvicrës dhe Arabisë Saudite. Zyra e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti nuk kanë bërë deklarata në lidhje me këtë çështje.

As ambasadorët e QUINT-it nuk kanë bërë ndonjë sqarim për mungesën. Ambasadorët e QUINT-it janë ata të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

 

 


Video