
Ekskluzive/ Del video se si u ther 27 herë me thikë 41-vjeçari n...
30 Janar, 20:35Fokus
Një burrë i armatosur me një shpatë Samurai hyri në një kishë në Spanjë dhe vrau një person dhe plagosi katër të tjerë.
Mediat në Spanjë po flasin për një sulm xhihadist.
Sipas Agence France-Presse, nga sulmi mbeti i vrarë një i ri në kishë, ndërsa mes të plagosurve është edhe famullitari, gjendja e të cilit konsiderohet e rëndë.
Sulmi ndodhi në kishën famullitare të qytetit Algeciras.
Në një video, sulmuesi shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes, duke mbajtur shpatën vdekjeprurëse.
Sipas të dhënave nga policia autori është arrestuar por identiteti i tij mbetet anonim