Hodhi foshnjën në lumë, 29-vjeçarja tenton të justifikohet: Më ra nga krahët, nuk hyja dot në ujë për ta shpëtuar

3 January 2023, 14:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hodhi foshnjën në lumë, 29-vjeçarja tenton të
Autorja e krimit

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 29-vjeçare të dhënë para grupit hetimor, e cila hodhi në digën e një rezervuari foshnjën e saj 11 muajshe natën e Vitit të Ri.

Ajo akuzohet për vrasje me dashje të foshnjës së saj. Por nga autopsia e kryer rezulton se foshnja vdiq nga mbytja.

E reja vazhdon ta mohojë krimin, teksa është munduar të justifikohet. Ajo ka thënë se nuk e kishte lënë ajo fëmijën në lumë, por se i kishte rënë nga krahët.

“Nuk e vrava unë fëmijën, lëvizi shumë teksa e mbaja në krahë dhe ra në ujë. Nuk mund të hidhesha në ujë për ta nxjerrë jashtë. Më akuzojnë për gjëra që nuk i kam bërë. E doja shumë vajzën time”, mësohet të ketë deklaruar ajo në polici.

Të njëjtin qëndrim pritet të mbajë edhe nesër paradite kur do të dalë para hetuesisë në Gjykatën e Verias. Të nesërmen foshnja do të kishte ditëlindjen dhe do të mbushte një vjeç.

Mediat greke raportojnë se gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në lumë. Më pas ajo u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri dhe u kthye në shtëpi në agim ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin.


Video