E rëndë në Paris/ E dënuara për trafik droge i rrëmben armën doganierit dhe e plagos!

28 July 2023, 21:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Paris/ E dënuara për trafik droge i

Të shtëna me armë janë regjistruar në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle të Parisit, ku raportohet se një doganier është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur brenda aeroportit kur një grua peruane e arrestuar për trafikimin e disa kilogramëve kokainë hapi zjarr ndaj tij, raporton Protothema. 

E dyshuara ka arritur t’ia rrëmbejë armën doganierit dhe e ka qëlluar vetëm një plumb, duke e plagosur punonjësin në bark.

Sulmi ndodhi teksa punonjësi po shoqëronte të burgosurën në tualet, gjatë kontrollit, në bagazhin e të resë peruane u gjetën tre kilogramë kokainë. 

Gruaja u arrestua dhe u akuzua për tentativë për vrasje dhe shkelje të ligjit për drogën.

 

 


Video