Drafti "RAMA"? Deputeti i Vetëvendosjes: Po forcon 'Asociacionin' e tij me Vuçiçin!

8 June 2023, 15:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Drafti "RAMA"? Deputeti i Vetëvendosjes: Po forcon

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar në lidhje me draftin e asociacionit të propozuar nga kryeministri Rama për komunat me shumicë serbe në veri.

Muja thotë se një veprim i tillë nga kryeministri shqiptar vetëm sa e përforcon lidhjen e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”, deklaron Muja.

Rama njoftoi se drafti për Asocacionin i propozuar nga qeveria shqiptare i është dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel Macron, me qëllim ç’tensionimin e situatës në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

 


Video