Borrell pas takimit me Kurtin: Situata në veri e rrezikshme, të qetësohet urgjent përmes dialogut

31 May 2023, 16:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Borrell pas takimit me Kurtin: Situata në veri e rrezikshme, të
Takimi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka thënë se është nevoja që të depërshkallëzohet urgjentisht situata në veri.

Këtë deklaratë, Borrell e bëri pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme në Bratislavë, së bashkë me emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Borrell ka thënë se duhet zgjidhje përmes dialogut që të rikthehen te zbatimi i marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për depërshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell në Twitter.


Video