Blinken paralajmëron Kurtin për tensionet në veri: Do kesh pasoja në marrëdhëniet me ShBA

26 May 2023, 19:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Blinken paralajmëron Kurtin për tensionet në veri: Do kesh pasoja
Kurti dhe Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar në lidhje me tensionet dhe dhunën që po ndodh në veriun e Kosovës, ku u bë betimi i tre kryetarëve shqiptarë të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut, dhe Zveçanit.

Me anë të një deklarate, Antony Blinken u shpreh se kjo qeveri i ndërmori këto veprime në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në reagimin e DASH.


Video