Biden urdhëroi që balona kineze të rrëzohej “sa më parë të ishte e mundur”

4 February 2023, 22:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biden urdhëroi që balona kineze të rrëzohej “sa
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden tha këtë të shtunë se kishte kërkuar nga Pentagoni që prej ditës së mërkurë që ta rrëzonin balonën spiune kineze, sa më parë të ishte e mundur dhe përshëndeti ata që ndërmorën operacionin për rrëzimin e saj.

“E rrëzuam me sukses dhe dua të komplimentoj pilotët tanë që ndërmorën këtë operacion”, tha Biden për gazetarët.

Një avion luftarak amerikan e goditi balonën e dyshuar spiune kineze teksa ajo fluturonte në brigjet e Karolinës së Jugut këtë të shtunë, një veprim që vjen në një kohë kur marrëdhëniet Kinë-SHBA janë të tensionuara.

Rrëzimi i objektit fluturues erdhi pak kohë pasi qeveria amerikane ndaloi fluturimet rreth brigjeve të Karolinës së Jugut. Ajo u godit ndërkohë që ndodhej mbi ujërat e Atlantikut, në mënyrë që mbetjet të mos binin në zonë të populluar.

Autoritet amerikane e konsideruan incidentin me balonën në territorin amerikan ngjarje të rëndë, në shkelje të hapur të hapësirës ajrore amerikane dhe ligjit ndërkombëtar. Por Kina ka këmbëngulur se balona, e cila sipas Pekinit kishte humbur kontrollin, ishte civile dhe se ishte përdorur për mbledhjen e të dhënave meteorologjike. Incidenti me balonën detyroi Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken të shtyjë vizitën e planifikuar për këtë fundjavë në Pekin.


Video