Një video prekëse po qarkullon në rrjet, ku një ushtar ukrainas rikthehet nga lufta pranë familjes së tij. Në pamjet virale Viktor Trynoha është rikthyer të vajza 3 vjeçe Yaryna dhe djali 6 vjeç Makarii, të cilët nuk i ka parë për më shumë se 13 muaj.
Në imazhet e publikuara shihet Trynoha, i cili nga fillimi i luftës në Ukrainë i është bashkuar ushtrisë së vendit të tij për të luftuar kundër forcave pushtuese ruse. Ai rikthehet në shtëpi për herë të parë që nga fillimi i luftës dhe i bën befasi të këndshme vajzës dhe djalit të tij, të cilët nuk mund të ndalnin lotët e gëzimit.
Videon e realizoi gruaja e tij Viktoriia,e cila fillimisht kapi momentin ku partneri i saj befasoi vajzën kur kthehet në shtëpi, dhe më pas së bashku shkojnë për t’i bërë befasi edhe të birit që ishte në shkollë.