Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot emëroi Nenad Stanojeviçin, zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviçin, zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Kosovës.
Kurti, siç u bë e ditur në komunikatë, i uroi ata për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç.