Michigan is one of the states that will determine the outcome of the presidential election in the United States. Recent polls show that Democrat Kamala Harris and Republican Donald Trump enjoy almost equal support among voters in this state. Michigan is also the state that has the second largest community of Albanian-Americans in the United States, after New York. College Keida Kostreci was in Michigan and spoke with some of the representatives of this community, who, like the general population of the state, have different opinions about the candidates.
As Election Day approaches, Vice President Kamala Harris and former President Donald Trump have been campaigning steadily in Michigan, one of the states expected to determine which of the candidates will win.
Albanian-Americans, like other voters in this state that has traditionally relied on the auto industry and business, are concerned about issues such as the economy, immigration, abortion and the family.
Their viewpoints are diverse and they see these issues through the lens of the candidates they support.
Elisa Malile is a consultant for the Democratic Party in Detroit.
"Businesses have grown more and in Michigan we have also worked a lot with the party here, we have opened more businesses with women for example, who can work, have their own businesses. That's where the first step starts, then it starts at the table with the families, that is, how the families feel about the economy", she says for the Voice of America.
But even though employment numbers have improved and inflation has come down sharply recently, residents like Aurel Ago, a restaurant owner in the Detroit suburbs, say they're not feeling it.
"I don't know how a person, a family, can't see the changes that have happened these four years and you can ignore them. In the four years of Trump, we had a rise, we had a more normal life, normal with work, with sweat and sacrifices, but in the end you could see a result".
Afërdita Rakipi, an Albanian-American activist in Michigan, says the Democratic platform offers more to ordinary citizens, and she mentions health care reform, student debt forgiveness and a program for lower taxes for the middle class.
"I can't say that the Republican platform can be better, because I haven't seen any solution. When I see the platform of the Republicans, they only oppose the Democrats, but they do not offer any solutions", she said to the Voice of America.
Ms Harris has been criticized for not presenting a detailed economic programme.
Aktivisti Valentin Lumaj, i angazhuar me fushatën e zotit Trump në Miçigan, i thotë Zërit të Amerikës se si nënpresidente ajo mund të kishte punuar për përmirësimin e ekonomisë.
“Unë si republikan mbështes politikën e uljes së taksave për biznesin e madh por uljen e taksave edhe për biznesin e vogël dhe këto janë dy tipare që ish-presidenti Trump i ka premtuar”.
Emigracioni është një nga çështjet kryesore në këto zgjedhje dhe këndvështrimet e shqiptaro-amerikanëve në Miçigan duken të diktuara nga prirjet e tyre politike.
Zonja Malile thotë se demokratët ofrojnë alternativën më të mirë dhe u kujton shqiptaro-amerikanëve të mos harrojnë përvojën e tyre.
“Domethënë ta mbash mend si ke ardhur, domethënë ke punuar shumë, ke edukuar fëmijët dhe ke rritur familje këtu dhe gjithë platforma që partia ka, është që duan të të ndihmojnë që nga fillimi kur vjen në Amerikë, si t’i rritësh fëmijët, kur shkojnë fëmijët në shkollë, mbarojnë shkollën, t’i ndihmojnë dhe pastaj kur krijojnë familjet dhe të krijojnë një jetë më të mirë”, thotë ajo.
Zoti Lumaj thotë se si emigrant vetë, e kupton që kjo është çështje delikate, por thotë se kjo nuk do të thotë emigracion i pakontrolluar, për të cilën fajëson administratën e zotit Biden.
“Amerika është e ndërtuar me emigrantë. Ata janë baza, fuqia punëtore. Ato punë që nuk i bëjnë amerikanët, i bëjnë emigrantët më së pari dhe Amerikën e kanë ndërtuar emigrantët. Presidenti Trump nuk ka dalë kundër emigrimit. Ai kërkon një emigrim të kontrolluar”.
Ish-Presidenti Donald Trump, ka pretenduar se ardhja e fluksit të emigrantëve në Jug të Shteteve të Bashkuara, ka rritur kriminalitetin në Amerikë, gjë që studimet e nuk e mbështesin. Por republikanët e akuzojnë zonjën Harris se ishte në krye të politikës për gjendjen e imigracionit në kufi dhe nuk e zgjidhi atë.
“Ajo ishte detyra e saj kryesore dhe besoj që ajo duhet ta thotë vetë, të pranojë përgjegjësinë e kësaj krize emigracioni që po ndodh më së shumti në jugun e Amerikës”, thotë zoti Lumaj.
Kandidatët republikanë kanë përhapur pretendimin se emigrantët në shtetin Ohajo po hanë macet dhe qentë e banorëve. Zoti Lumaj thotë se njerëzit nuk duhet të merren me atë që thonë në fakt kandidatët por me problemin.
“Normalisht e vërtetë apo jo që ata hanë kafshë shtëpiake, perceptimi është që atje nuk ka kontroll mbi veshjen, ushqimin, akomodimin e tyre”, thotë zoti Lumaj.
Por këto pohime kanë shkaktuar kërcënime ndaj emigrantëve në atë shtet dhe demokratët e shohin me shqetësim retorikën në këtë drejtim.
“S’e di pse emigrantët anojnë nga republikanët. Kur kanë qenë republikanët më parë, qoftë me Reganin, qoftë me Bushin, qoftë me Bob Dole, me John McCain nuk kanë përdorur fjalor të këtij lloji që kemi parë tani. Nuk kam përgjigje për këtë, sepse kjo nuk është një parti që e njoh më, që e kam parë si një fëmijë e emigrantëve, lindur, rritur, edukuar në këtë vend, nuk di si t’i përgjigjem kësaj”, thotë ajo.
Shqiptaro-amerikanët duken të ndarë edhe për çështjet sociale që mbështesin. Demokratët shqetësohen për rrezikimin e të drejtave riprodhuese dhe abortin, ndërsa republikanët thonë se zoti Trump mbështet vlerat e familjes tradicionale.
Si demokratët edhe republikanët e pranojnë që polarizimi është një çështje madhore, por fajësojnë njëri tjetrin për një gjë të tillë.
Zoti Lumaj, thotë se zoti Trump përdor një retorikë popullore që e kuptojnë të gjithë votuesit dhe se polarizimi po shkaktohet nga demokratët.
“Unë nuk jam aspak dakord me retorikën që përdorin demokratët, një retorikë agresive, ofenduese, duke i dhënë Presidentit Trump një profil që nuk e ka dhe duke krijuar disa urrejtje në popullsinë amerikane”.
Ashtu si edhe shumë republikanë të tjerë, ai i fajëson retorikën e demokratëve për dy atentatet ndaj zotit Trump, megjithëse motivet e dy autorëve të dyshuar mbeten të paqarta.
Zonja Malile thotë se situata është tepër e acaruar. Ajo kujton se si në fushatën e vitit 2008, kandidati i atëhershëm republikan, John McCain, i kundërshtoi ata republikanë që flisnin kundër kandidatit të atëhershëm demokrat Barack Obama.
“Neve tani këtë nuk e shohim më, si kanë punuar të dyja palët. Dhe (republikanët) flasin pa fakte, pa numra, flasin pa asnjë bazë që nuk ka asnjë fakt, edhe ne nuk dimë çfarë është e vërtetë, çfarë është e pavërtetë dhe kjo gjë duhet të ndryshojë, sepse është gjë e rrezikshme, siç pamë më 6 janar, domethënë që njerëzit besuan që vota ishte vjedhur nga ata, hynë në Kapitol sepse ata besuan se votat ishin të vjedhura”, thotë ajo.
Këto ndasi dhe polarizimi reflektohet edhe në komunitetin shqiptar dhe ata që nuk janë me asnjërën palë, si Joli Paparisto, një aktiviste dhe instruktore vallëzimi, thonë për Zërin e Amerikës, se politika nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhëniet me njerëzit.
“Qytetaria është ajo që duhet të na çojë përpara të gjithëve si njerëz dhe si komunitet. Kështuqë të jemi të gjithë një çikë më tolerantë me bindjet politike që kemi gjithsecili nga ne”.
Dhe në fund të fundit, rezultati i zgjedhjeve mund të varet nga të pavendosurit dhe nëse ata që janë të painteresuar për politikën si zonja Paparisto, dalin të votojnë: “Në momentin që gjithsekush fiton, duhet të mbajnë premtimet e veta dhe në rastin konkret kushdo që të fitojë këtu në Miçigan, do të shpresoja shumë që të mbanin premtimet që i kanë dhënë elektoratit të vet”.
Mes të pavendosurve është edhe pensionisti Hamdi Zeqiri. Dhe çfarë do ta bindte atë të votonte për njërin kandidat ose tjetrin?
“Për mua, të jenë më afër për popullin. Tani për vota po e duan, por si të marrin votën, nuk interesohen më për popullin, por interesohen për politikën”.
Miçigani, me rreth 10 milionë banorë, ka 15 vota elektorale, që pritet të jenë jetike për fituesin.
Former President Trump won in this state in 2016 with just over 10,000 votes, while President Joe Biden won four years later with 154,000 more votes. And while polls this time show that both candidates enjoy almost equal support, every vote, even among diaspora groups, is important.
Public opinion polls in the United States show that Michigan is one of the states that could determine the outcome of the presidential election in November. For this reason, Democrat Kamala Harris and her Republican rival, Donald Trump, have often visited this state recently, to reveal their vision as well as to win over voters.
Like the rest of the state's voters, Albanian-Americans are closely following the candidates' positions on issues that matter to them. But which vision the voters of Michigan will choose for the next four years will be seen on November 5./ VOA