Mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin

2026-11-13 07:37:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin

Vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së premte. Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri në të dendura, ndërsa reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit.

Reshjet parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e veriperëndimit pritet të jenë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.

Edhe era do të jetë e pranishme, duke fryrë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj pritet të arrijë deri në 25 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim me forcë 4-6 ballë.


Video