Dogjën qëllimisht makinën e drejtoreshës të një shkolle, arrestohet 36-vjeçari dhe porositësi (EMRAT)

23 October 2026, 09:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dogjën qëllimisht makinën e drejtoreshës të një

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, për djegien e një automjeti.  Ngjarja u regjistrua një muaj më parë në lagjen “1 Maji” të Vlorës rreth orës 01:20.

Fillimisht djegia u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por hetimet nxorën në dritë se makina ishte djegur qëllimisht.

Sipas bluve Roland Kadriaj, 33 vjeç ka porositur Taulant Kalaj, 36 vjeç që të djeg makinën e 50-vjeçares Silvana Nikaj - drejtoreshë shkolle.

Njoftimi i Policise
Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Order”, zbardhet djegia e një automjeti, një muaj më parë, e dyshuar fillimisht si ngjarje aksidentale.

Identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas, njëri i dyshuar si porositës dhe tjetri si autor i djegies së automjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryra në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2026, rreth orës 01:20, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetases S. N., organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Order”.

Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por nga veprimet intensive hetimore u zbulua se automjeti ishte djegur qëllimisht.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit R. K., 33 vjeç dhe T. K., 36 vjeç, të banues në Vlorë, pasi dyshohet se shtetasi R. K. ka porositur shtetasin T. K., për djegien e automjetit në pronësi të shtetases S. N., 50 vjeçe, banuese në Vlorë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.


Video