Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka qenë i ftuar këtë të premte në Top News, ku ka folur për punësimet nepotike.
Ai ka sjellë rastin e një drejtuesi të lartë të Partisë Socialiste, që i ka ndërhyrë për djalin e vet, për ta bërë drejtor.
Për këtë rast, Sula ka kontaktuar me vetë kryeministrin Edi Rama.
Sula nxorri në studio mesazhin audio që i dërgoi Rama, pasi ky i fundit e vuri në dijeni për rastin në fjalë.
“Data 12 gusht, komunikimi me Edi Ramën. Po mirë mo vëlla, ata që nuk janë çunat e askujt, si do bëhet me ata?
Ti çuni i kujt je, për shembull, se unë të njoh ty, baba jot shumë i nderuar nuk është arsyeja që ti u bëre ky që je, apo jo?
Tani si i bëhet me këta, çuni i këtij, çuni i atij? Mos i dëgjo këta fare, më dëgjo mua, o burrë, vër atë që është më i sakti…”, dëgjohet në mesazhin e Ramës, drejtuar Sulës.
Ky i fundit tha se kryeministri është treguar gjithmonë parimor, kundër punësimeve nepotike. (Vox News)