Protestues të “dënuar”?! Kush e futi në kurth Ramën brenda Kryem...
23 October, 16:02Fokus

Zyra e Kancelarit gjerman nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e takimit dypalësh mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Friedrich Merz në Budva, ndërsa nuk ka shprehur një qëndrim të drejtpërdrejtë për protestat në Shqipëri.
Në përgjigje të A2, që kërkoi informacion mbi çështjet e diskutuara gjatë takimit dhe qëndrimin e Gjermanisë për protestat, një zëdhënës i qeverisë gjermane deklaroi se fjalët e kancelarit flasin vetë.
“Fjalët e kancelarit flasin vetë. Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj, pasi, si parim, ne nuk komentojmë përmbajtjen e diskutimeve konfidenciale me krerët e tjerë të shteteve dhe të qeverive”, tha zëdhënësi i qeverisë.